Pritet që akti i sotëm i Policisë së Tiranës të ngjallë tension politik mes Opozitës në protestë anti- qeveritare dhe qeverisë nga e cila kërkohet dorëheqje.

Sot paradite, Policia e Tiranës njofton se ka kallëzuar penalisht zotin Lulzim Basha (të cilin e quan thjesht “qytetari”) kryetar i Opozitës, për “thirrje për dhunë”- sipas Policisë.

Lulzim Basha, para dy ditësh, në një fjalim të mbajtur para protestuesve, ka thënë se “Në qoftë se kërkojnë luftë, luftë do të japim”.

Policia e ka konsideruar “thirrje për dhunë” thirrjen politike të kryetarit të Opozitës, në protestë popullore.

Sipas njoftimit për media të policisë së Tiranës, ajo i ka dorëzuar “materialet procedurale” në Prokurorinë e Tiranës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar ish- Ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama”, Ylli Manjani i cili ka shkruar khtu: “Uau, uau, uau!, çfarë turip! Policia mbi shtetin!”.

Mediat po komentojnë se kjo do të rrisë shkallën e tensionit dhe se kjo është bërë me një urdhër politik nga kryeministri Rama dhe ministri i brendshëm Tahiri.

/Veritas.com.al/