Nëntë ditë pas operacionit të Policisë së Shtetit në kampin e MEK, ku u has një rezistencë e fortë e banorëve sot policia ka zbarkuar sërish prej orëve të para të mëngjesit.
Gazetari e ABC News, Ermal Vija raporton se disa efektivë qëndrojnë jashtë kampit dhe disa të tjerë brenda tij duke ushtruar kontrolle ndaj personave dhe automjeteve që dalin dhe hyjnë në kamp.
Policia e Shtetit është shprehur se këto janë kontrolle rutinë për të garantuar sigurinë në kamp, por kujtojmë që organet e drejtësisë dyshojnë në atë kamp funksionon një grup i strukturuar kriminal që lidhet me sulmet kibernetike, ndaj edhe vëmendja tani është shtuar.
Sa i takon pretendimeve të muhaxhedinëve se një 76-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të gazit lotsjellës të përdorur nga ana e policisë, me këtë ngjarje po merret prokuroria e Durrësit, e cila deri më tani nuk ka një përgjigje