Policia Spanjolle thotë se ka vrarë pesë të dyshuar si terroristë në qytetin Cambrils për të ndaluar sulmin e  dytë me kamion, pas sulmit të parë në Barcelonë.

Të dyshuarit, që kishin veshur breza me eksploziv, ishin të lidhur me sulmin e parë, deklaron policia.

13 persona vdiqen dhe shumë të tjerë u plagosën kur një kamion hyri me shpejtsi në turmën e njerëzve në Las Ramblas të Barcelonës ditën e Enjte. Shoferi la makinën dhe vrapoi më këmbë, ai është akoma i pa kapur.

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, e përshkroi si një ‘”sulm xhihadist” të cilin e ka marrë përsipër i ashtuquajturi Shtet Islamik.

Zoti Rajoy ka shpallur tre ditë zi kombëtare dhe një minutë heshtje do të mbahet të Premten mbasdite.
Shefi i Policisë, Josep Lluis Trapero thotë se dukets e banorët e shtëpisë në Alcanar, ku njëri u vra, kanë qenë duke përgatitur mjete shpërthyese”.

Veritas.com.al/

Image result for Spanish police stop second attack after 13 killed in Barcelona