Politikanë gjerman kanë bërë thirrje që i dërguari i Trump në Berlin të përzihet nga vendi pasi ai në një intervistë kërkonte që ‘të fuqizohen’ forcat konservartore në mbarë Europën, raporton ‘The Guardian’.

Ambasadori Richard Grenell, i cili ka qenë në post për më pak se një muaj, ka shkaktuar irritim në Berlin me një seri prishje të etikës diplomatike, siç perceptohet.

Ditën e Hënë, ish kontributori i Fox News, jashtë funksionit si ambasador ka kërkuar një takim të shkurtër në aeroportin e Berlinit me Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit gjatë takimit të tij me Angela Merkel.

Në 13 qershor, Grenell do të presë kancelarin Austriak, Sebastian Kurz, për drekë në rezidencën e tij në Dahlem të Berlinit, një tjetër lëvizje e pazakontë, kur ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Austri, Trevor Traina, sapo është vendosur në Venë muajin e kaluar.

Një zëdhënës i ambasadës së Shteteve të bashkuara në Berlin tha se takimi ka ardhur me kërkesë të Austrisë.

Veritas.com.al/