(FOTO: Nicolas Dupont-Aignan, lider i partisë Arise pro-sovranitet të Francës (DLF), trashëgimtar i De Gol)/
Nicolas Dupont-Aignan, lider i partisë Arise pro-sovranitet të Francës (DLF) deklaroi se do të mbështesë Marine Le Pen.
Zoti Dupont-Aignan njoftoi të premten në mbrëmje qëllimin e tij që të votojë Marine Le Pen, gjatë një transmetimi në Televizionin France 2.
“Ne firmosëm një marrëveshje qeveritare në zhvillim të një programi qartësimi dhe përveç kësaj… unë zyrtarisht njoftoj sonte se do të mbëhstes Marine Le Pen dhe fushatën bashkë me të për zgjerimin e projektit qeveritar”, tha Dupont-Aignan për kanalin RTL.
Në një takim mes zonjës Le Pen liderëve të DLF që u zhvillua të Premten pasdite kqërkon rekomandimin dhe mbëhstetjen e zotit Dupont-Aignan përgjatë fushatës së raundit të dytë të garës presidenciale të 7 Majit për zonjën Le Pen.
Deri tani DLF kishte kundërshtuar Frontin nacional dhe mbështetjen për liderin Le Pen.
Mbështetja nga Dupont-Aignan nuk është e pazakontë ndaj Marine Le Pen; disa çështje kanë qenë të përbashkëta gjatë fushatës së raundit të parë, si psh., nxjerrja e Francës nga BE dhe kufizimi i Francës veç shteteve të Bashkimit Europian.
Dupont-Aignan, i cili e identifikon veten si trashëgimtar i Heroit të Luftës së Dytë Botërore dhe President i Francës Charles De Gaulle, mori 1,695,186 vota në raundin e parë që do të thotë diku te 5 për qind të të gjithë votave të hedhura në kutitë e votimit në Francë. Mbështetja ndaj Le Pen, sigurisht që do të ngushtojë hendekun mes Le Pen dhe rivalit të saj Emmanuel Macron.
/Veritas.com.al/