Beteja për Shkodrën pritet të prodhojë një ndër garat me interesante në zgjedhjet e 25 Prillit.
Kryetarja e Lëvizjes per Ndryshim është e hapur për të bashkuar votat e saj me Partinë Demokratike, por me një kusht, jo me Lulzim Bashën Kryeministër.
“Partia Lëvizja për Ndryshim është rreshtuar në qendrën e djathtë, unë jam e djathte. Mandatet e mia do i bashkohen se djathtës dhe atyre qe votojne siglen e PD per te gjetur dhe negociuar per nje kryeministër te pa korruptuar. Nje emer qe nuk shton vila pasi ndodh tërmeti dhe vendi vuan nga Pandemia. ”, tha Jozefina Topalli.
E rreshtuar kundër Lulzim Bashës, nuk kursen Edi Ramën. Topalli është e bindur se marrëveshja politike mes dy kundërshtarëve politik vijon duke zbuluar aktorin e tretë, i cili i bashkon.
“Historia e Rames dhe Bashes e lidhur dhe e ndërmjetësuar nga oligarkët. I pari qe duhet larguar me emergjence është Edi Rama, se ai ka kapercuar vijën e kuqe. Por perhere gjendet një oligark per t’i bashkuar te dy, te tre ne fakt”, u shpreh Jozefina Topalli, duke nenkuptuar Meten.
Jozefina Topalli është në kërkim të aleancave për largimin e tre kryetarëve, Ramës, Bashës edhe Metës. Negociatat deri me tani janë konkrete me partine e Astrit Patozit.
VERITAS.COM.AL