Partia në pushtet PiS (Partia Ligj dhe Drejtësi) duket se është fituese në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan sot, e diele- sipas sondazheve.

Partitë kryesore në opozitë, megjithatë, po shpresojnë të marrin mbështetje të mjaftueshme për të krijuar një koalicion qeveritar.

Exit polls kanë dhënë shenja se partia konservatore e Polonisë Ligj dhe Drejtësi (PiS) do të fitojë shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të vendit.

Sipas një exit poll-i është projektuar që PiS mund të fitojë zgjedhjet parlamentare të të dielës me 43.6% të votave. Koalicioni Civil që përfshin Platforën Civile (PO) parti që zyrtarisht udhëhiqet nga presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk dhe disa parti më të vogla liberale, vijnë në vend të dytë me 27.4%, sipas sondazheve të Ipsos.

Parti të tjera që duket se do ta kalojnë pragun prej 5% për të hyrë në parlament janë aleanca e krahut të majtë që kanë 11.9% në sondazhe, agrarët konservatorë Partia e Popullit Polak me 9.6%; dhe Konfederata e të djathtës ekstreme me 6.4%.

Nëse ky rezultat do të konfirmohet, kjo nënkupton se PiS mund të shpresojë për një maxhorancë të plotë parlamentare prej 239 vendesh me 460 vende që ka dhoma e ulët, Sejm, institucioni kryesor legjislativ i Polonisë.

Veritas.com.al/