Kryeministri polak Donald Tusk thotë se Polonia do të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, duke kërkuar konsultime zyrtare brenda aleancës, një veprim i rënë dakord midis tij dhe presidentit Karol Nawrocki.

Neni përcakton një mekanizëm për konsultime midis palëve në traktat në rast të një kërcënimi për integritetin territorial, pavarësinë politike ose sigurinë e njërës prej palëve.

“Konsultimet me aleatët kanë marrë formën e një kërkese zyrtare për të aktivizuar Nenin 4 të NATO-s”, shpjegoi kryeministri polak Donald Tusk në një fjalim para Sejmit, dhomës së ulët të parlamentit polak.

“Sulmi me dron përfaqëson një moment të paprecedentë në historinë e NATO-s, por edhe në historinë e kohëve të fundit të Polonisë”, tha Presidenti polak Karol Nawrocki, duke specifikuar se kishte qenë në kontakt të rregullt me ​​vendet aleate dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte.

Ndërkohë i ngarkuari me punë i Rusisë, Andrei Ordash, në Varshavë është thirrur nga Ministria e Jashtme polake.

“Ne besojmë se akuzat janë të pabaza. Nuk është paraqitur asnjë provë që këto dronë janë me origjinë ruse”, tha, Andrei Ordash, sipas agjencisë shtetërore ruse të lajmeve RIA Novosti.

Polonia e ka cilësuar të paprecedentë sulmin me dronën në hapësirën e saj ajrore, ndërsa kanë ndërkombëtarët kanë shprehur solidaritet me Varshavën.

Gjatë fjalimit për Gjendjen e Unionit në seancën plenare të Parlamentit Evropian, Ursula von der Leyen tha se Evropa qëndron me Poloninë.

Fjalët e saj u pasuan nga duartrokitje të zgjatura nga salla e Strasburgut, shumica e të cilëve u ngritën në një shfaqje solidariteti me Varshavën pas sulmeve me dronë rusë mbrëmë.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron tha se dronët në hapësirën ajrore polake janë të papranueshëm.

“Inkursioni i dronëve rusë në hapësirën ajrore polake gjatë një sulmi rus ndaj Ukrainës është krejtësisht i papranueshëm. E dënoj atë me fjalët më të ashpra. I bëj thirrje Rusisë t’i japë fund këtij sulmi të pamëshirshëm. E përsëris solidaritetin tonë të plotë me popullin polak dhe qeverinë e tyre”, shkroi Presidenti francez Emmanuel Macron në X. Macron shtoi se “së shpejti do të ketë një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte” dhe përfundoi: “Ne nuk do të bëjmë kompromis për sigurinë e Aleatëve”.

Solidaritet me Poloninë për sulmin tregoi edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *