Një ligj i ri tek i cili shpresohet se do të ndihmojë familjet polake që të qëndrojnë së bashku. Ligji që ndalon ‘shopping-un’ të dielën shpresohet se do t’u japë më shumë kohë edhe shitësve e pronarëve të dyqaneve që të pushojnë të paktën një ditë.
Ligji u firmos nga presidenti Duda, dhe do të hyjë në fuqi në muajin Mars.
Ligji që u përpilua nga qeveria konservatore dhe sindikata ‘Solidarity’, pritet të shkaktojë protesta nga gjithë rrjeti i supermarketeve në Perëndim, të cilat janë objektivi i ligjit.
Përfitimi më i madh i supermarketeve vjen nga fundjavat.
Që në 1 Mars, dyqanet do të mbyllen në dy të diela në muaj; në vitin 2019 vetëm një të Diele në muaj do të jenë të hapura. Duke nisur nga viti 2020, asnjë e diele nuk do të jetë për shopping, me përjashtime të vogla ku përfshihen javët para Krishtlindjeve dhe tregtarët e vegjël të pavarur.
Veritas.com.al/