(Statuja prej druri e  Donald Trump raportohet se është dizajnuar nga  Tomaz Schlegl dhe eshte ngritur pak javë pas statujës se gruas se tij, Melania)

Një statujë prej druri e presidentit të Shteteve të Bashkuara është ndërtuar në ‘shtëpinë’ e gruas së tij, Slloveni, duke përçarë opinionin pro dhe kundër statujës.

E lartë afërsisht 8 netra (26 ft), statuja është ndërtuar në një tokë private dhe përshkruan Donald Trump me një kokë dhe nofulla katrore, duke ngritur grushtin lart.

Artisti që ka projektuar statujën tha për agjencinë e lajmeve AFP se ai donte të që statuja të shërbente si koment mbi politikën populiste.

Kjo erdhi pas një një statuje të përfolur të gruas së zotit Trump që ishte ngritur në këtë vend.

Skulptura e Melanias, gdhendur mbi një trung druri në periferi të fshatit të lindjes së saj Sevnica, e pasqyron veshjen e saj në ngjyrë blu dhe me një shikim nga qielli. Disa banorë e quajtën “një turp”, dhe thanë se ajo duket më shumë si ‘Smurfette’ se sa si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara’.

Veritas.com.al/