(FOTO: Kryeministrja polake Beata Szydlo (majtas) thotë se zoti Tusk (djathtas) ka ” shkelur disa herë mandatin e tij Europian)/
Polonia ka kërcënuar për përplasje në samitin e BE të të Enjtes në përpjekje për të bllokuar rizgjedhjen e Donald Tusk si President i Këshillit Evropian.
Kryeministre Beata Szydlo tha se nuk do të vendoset asgjë pa marrëveshjen e Polonisë.
Partia që ndodhet në pushtet në Poloni, Ligj dhe Drejtësi (PiS) e kundërshton vendosmërisht zotin Tusk, një kryeministër nga një parti rivale.
Korrespodentët thonë se një armiqësi e tillë mes bashkë- patriotëve është shumë e pazakontë në politikat e BE.
Por zoti Tusk akoma po pret që të gjejë mbështetje të mjaftueshme për të mbajtur postin.
Kancelarja Gjermane, Angela Merkel ka mbështetur idenë e një mandati 30 mujor për zotin Tusk, duke thënë se kjo mund të jetë “shenjë e stabilitetit”.
Si president i Këshillit Europian ai mund të luajë rol të rëndësishëm në negociatat e Brexit.
Takimi i liderëve të BE në Bruksel ditën e Enjte është takimi i fundit ku merr pjesë zonja Theresa May, kryeministre e Britanisë.
Një tjetër Brexit nuk është në agjendë, kështu që liderët e BE do të takohen përsëri të Premten, por pa zonjën May- me qëllim që të diskutojnë stabilitetin e BE.
/Veritas.com.al/