Kryeministrja e Polonisë tha se qeveria e saj ka ndërmend të ngrejë çështjen e reparacioneve për dëmet në Luftën e Dytë Botërore, amdej edhe sikur Gjermania ta konsiderojë këtë çështje të mbyllur.

Beata Szydlo, kreyministre e Polonisë, tha të Martën se reperkursionet si një çështje drejtësia historike me Poloninë është një e drejtë që ët ringjallet.Ajo dha detaje.

Partia qeverisëse në Poloni tha se Gjermani duhet të paguajë kompensimin për dëmet materiale që Nazizmi Gjerman shkaktoi gjatë pesë viteve të pushtimit brutal.

Disa politikanë e vlerësojnë dëmin në disa miliardë dollarë amerikan.

Partia në qeverisje insiston se reparacionet janë një çështje e hapur, dhe lideri Jaroslaw Kaczynski së fundmi tha se bisedimet mund të jenë një mundësi për të treguar historinë tragjike të Polonisë gjatë Luftës.

Gjermania tha se Polonia përfundimisht hoqi dorë nga reparacionet me deklaratën e vitit 1953 dhe se çështja është mbyllur.

Veritas.com.al/