Nga: MATTHEW TYRMAND/
Polonia kthehet përsëri në lajme. Polonia është kthyer në ‘rast’ që në fund të vitit 2015 në shumicën e funksioneve të saj për të krijuar një qeverisje konservatore nga reformimi i brezit të fundit të post- komunizmit.
Në fund të vitit 2015, Partia për Ligj dhe Drejtësi dhe qeveria e saj, nisën përpjekjet, dhe ia dolën, që të sjellin reforma në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë, më shumë si një Gjykatë Supreme e Shteteve të Bashkuara, shërbeu si arbitër i fundit i kushtetutshmërisë në Poloni për debatet legjislative pas vitit 1989.
Të paktën për këtë ishte krijuar.
Më shumë se kurrë ajo shërbeu si mbrojtës i grupeve komuniste. Këto elita ishin plotësisht komuniste, por pas vitit 1989 ishin plotësisht të amnistuar, duke e ndarë pushtetin me Lech Walesa pas bisedimeve në ‘round table’ në Magdalenka në 1989 (pa kushte transparence, pa përgjegjësi ose të paktën veprime kundër krimeve të kaluara ndaj popullit polak).
Procesi i hapjes së dosjeve të kaluara, që u quajt lustracion, ishte kohë e humbur , dhe po humbte përsëri në Gjykatën e proteksionistëve post- komunistë. Qeveria e re përmbysi veprimet e pacipa kundër kushtetuese dhe veprimet komprometuese elektorale të bëra mullar nga opozita e tyre, e pastaj nga të mbështetu nga partia e Platformave Civile eurocentrike (PO). Atëherë 14 ose 15 gjyqtarë kanë qenë emëruar nga PO.
Reforma fillestare në Dhjetor 2015 i dha media ndërkombëtare dajakun me të cilin do të godisnin qeverinë e re të sapo zgjedhur të PiS
Sulmet nga globalistët dhe homologët e tyre në Bruksel kanë ardhur në rritje, duke u përqendruar rreth qeverisjes së idesë së Polonisë për shtet ligjor. Tani ata po thonë se demokracia në Poloni po ‘rrëshqet prapa’.
Sot, pavarësisht kushtetutës me plot të meta (shkruar në post- komunizëm nga disa ‘ish’ dhe ‘të reformuar’ komunistë) vjen edhe me një qëndrim balancues të vetos së presidentit Duda. Ajo çfarë shqetëson sot alarmistët e BE, kjo është shenjë se demokracia Polake po funksionon mirë; dhe nuk është shenjë se Bashkimi Europian në të ardhmen ka nevojë të ndërhyjë në punët e kombit Polak; kjo nuk ndodh më.
Veritas.com.al/