SINGAPORE (Reuters)- Sekretari i Shtetit i SH.BA-së Mike Pompeo beri thirrje per lirimin e menjëhershëm të dy reporterëve të Reuters të arrestuar në Myanmar, kur ai u takua me Ministrin e Jashtëm të Myanmarit Kyaw Tin të shtunën, në pritje të një konference rajonale në Singapor, tha Departamenti i Shtetit
“Sekretari Pompeo ngriti çështjen e dy gazetarëve të burgosur të Reuters me ministrin e jashtëm të Birmanisë,” tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert. “Ai tha se ata duhet të lirohen menjëherë dhe shprehu shqetësimin tonë për paraburgimin e tyre të mevonshëm”.
Kyaw Soe Oo, 28 vjeç, dhe kolegu i tij Reuters, Wa Lone, 32,po përballen me 14 vjet burg në Myanmar për shkelje të Aktit të Sekretit Zyrtar të epokës koloniale të vendit. Të dy kanë deklaruar se nuk janë fajtorë ndaj akuzave dhe i kanë thënë gjykatës se si ishin “futur ne gracke” nga zyrtarët e policisë të cilet kishin mbjellë dokumente mbi ta..
Gjyqi është shtyrë deri të hënën, kur mbrojtja pritet të thërrasë dëshmitarë personalitete.
Zëdhënësi i qeverisë së Myanmar Zaw Htay,I pyetur të komentojë mbi thirrjen e Pompeos për lirimin e gazetarëve, tha se rasti ishte tashmë përpara gjykatës.
“Sipas kushtetutës, gjyqësori ynë është i pavarur kështu që duhet të presim dhe të shohim se çfarë vendos gjykata”, tha ai për Reuters me telefon. “Reuters dhe familjet e gazetarëve po trajtohen në mënyrë të barabartë sipas ligjit, me të gjitha procedurat që respektohen. Për shembull, ata mund të marrin avokatët që duan”.
Në kohën e arrestimit të tyre në dhjetor, gazetarët po hetonin vrasjen e 10 burrave dhe djemve myslimanë të Rohingyas në një fshat në shtetin Rakhinë të Myanmarit perëndimor. Vrasjet ndodhën gjatë një goditjeje të ushtrisë që agjencitë e Kombeve të Bashkuara thanë se derguan gati 700,000 njerëz per të shpetuar në Bangladesh.
Pompeo dhe Kyaw Tin u pyetën nga një gazetar në fillim të takimit nëse ata do të diskutonin lirinë e shtypit dhe nëse kjo ishte e rëndësishme për zgjidhjen e çështjes Rohingya. Asnjeri nuk u përgjigj.
Pompeo tha në një konferencë shtypi të mepasshme se gjatë takimit të ministrave të jashtëm të Asociacionit të Vendeve të Azisë Juglindore (ASEAN), Shtetet e Bashkuara riafirmuan mbështetjen e SHBA për tranzicionin demokratik të Myanmar, por gjithashtu “adresuan hapat e rëndësishëm që kërkohen për të zgjidhur krizën humanitare të vazhdueshme në shtetin e Rakhine .
“Progresi për këto dhe çështje të tjera kritike të sigurisë është thelbësor për një Indo-Paqësor të lirë dhe të hapur”, tha Pompeo.
Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj një gjenerali të Myanmarit, Maung Maung Soe, i cili ishte përgjegjës për një goditje në Rohingya në Rakhine, pasi ka deklaruar se behej fjale për”spastrim etnik”, një akuzë që qeveria e Myanmarit e mohon.
Bashkimi Evropian dhe Kanadaja kanë vene sanksione për më shumë figura ushtarake.
Departamenti i Shtetit i SHBA nuk reagoi menjëherë të shtunën kur u pyet nëse Shtetet e Bashkuara kërcënuan ndonjë veprim të mëtejshëm mbi Mianmarin lidhur me çështjen e gazetarëve apo mbi çështjen më të gjerë te Rohingyas.
(Reporting by David Brunnstrom; Additional reporting by Antoni Slodkowski; Editing by Nick Macfie)
Veritas.com.al/