Sekretari i Shtetit Mike Pompeo u tha gazetarëve të martën se një marrëdhënie e ngushtë e vazhdueshme me Arabinë Saudite nuk është çështje e shitjes së armëve, por siguria kombëtare.

Pompeo bëri vërejtjet e tij pas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë duke konfirmuar se Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmarrin asnjë veprim tjetër kundër Arabisë Saudite pas raporteve të mediave kryesore me burime anonime, duke pretenduar se Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) beson se zyrtarët sauditë urdhëruan vrasjen e kontribuesit të Washington Post Jamal Khashoggi.

Khashoggi u zhduk pas një vizite në ambasadën saudite në Stamboll të Turqisë. Qeveria saudite ka konfirmuar vdekjen e tij, por nuk arriti të sigurojë eshtrat e tij ose një shpjegim të qëndrueshëm përse ai u vra.

 Gazetarët e pyetën Pompeon në një konferencë shtypi të martën rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara ndaj mbretërisë pas vrasjes dhe hetimit të CIA-s.

“Është një botë e keqe atje jashte, Lindja e Mesme në veçanti,” tha Pompeo. “Ekzistojnë interesa të rëndësishme amerikane: të mbash popullin amerikan të sigurt, të mbrosh amerikanët – jo vetëm amerikanët që janë këtu, por amerikanët që udhëtojnë dhe punojnë, duke bërë biznes në Lindjen e Mesme”.

“Është obligim i presidentit – në të vërtetë, edhe detyra e Departamentit të Shtetit – të siguroje që ne të adaptojmë politika që promovojnë sigurinë kombëtare të Amerikës”, tha Pompeo. “Pra siç tha presidenti sot, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të kenë një marrëdhënie me Mbretërinë e Arabisë Saudite”.

Pompeo vuri në dukje se marrëdhënia me mbretërinë “është një angazhim i gjatë historik dhe absolutisht vital për sigurinë kombëtare të Amerikës”.

“Ne jemi të vendosur të garantojmë që do vazhdojmë të bejme te ditur se ne kujdesemi për popullin amerikan në të gjitha vendimet strategjike që marrim, me kë punojmë në të gjithë botën”, tha Pompeo.

Një gazetare e nje emitenti kombetar te se majtes, i mbështetur nga tatimpaguesi National Public Radio (NPR),i beri presion Pompeos në lidhje me deklaratën e presidentit Donald Trump mbi marrëdhëniet e SHBA me Arabinë Saudite, duke pyetur nëse administrata Trump po vendoste marrëveshjet e biznesit mbi shqetësimet per të drejtat e njeriut.

“Ka pasur një përpjekje të madhe në lidhje me gjetjet e fakteve që kanë të bëjnë me vdekjen, vrasjen e Jamal Khashoggit”, tha Pompeo. “Shumë burime të SHBA-së i janë kushtuar përcaktimit të fakteve në mënyrën më të mirë të aftësisë sonë për të përcaktuar saktësisht se çfarë ndodhi atje”.

Pompeo tha se 17 persona në Arabinë Saudite janë sanksionuar në lidhje me hetimin.

“Ne jemi në të njëjtën kohë të angazhuar për të siguruar që ne të vendosim interesat e sigurisë kombëtare të Amerikës dhe të gjitha veprimet që ndodhin në kontekstin e bërjes së gjërave të duhura për të beret e sigurt që Amerika vazhdon të lulëzojë dhe të rritet”, tha Pompeo. “Dhe kur ta bëjmë këtë, bota do të jetë më mirë edhe për ketë dhe gjithashtu Lindja e Mesme do te jete më mirë.”

Të martën, Trump tha se ai po adoptonte aprocin “Amerika së pari” ndaj politikës së jashtme dhe se braktisja e mbretërisë do të ishte një gabim.

“Nëse e braktisim Arabinë Saudite, do të ishte një gabim i tmerrshëm”, tha Trump, duke vënë në dukje se asgjë përfundimtare rreth vrasjes se Khashoggit.

“Do të shohim se si funksionon kjo, është një situatë shumë e ndërlikuar”, tha Trump..

Trump tha se CIA nuk kishte “asgjë definitive” rreth asaj se kush ishte përgjegjës për vdekjen e Khashoggit, pavarësisht nga raportet që CIA konkludoi se Princi i Kurorës ishte përgjegjës për vdekjen e tij.

Veritas.com.al/