Populistët e ‘Pesë Yjeve’ në itali dhe ‘Lega Nord’ së bashku kanë sulmuar ish zëvendës- presidentin e Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili ka pohuar se Rsuia dhe Vladimir Putin po ndihmojnë këto parti për të fituar zgjedhjet.

Zoti Biden, në një artikull të shkruar për revistën ‘Foreign Affairs’ , shkruan se “oferta Ruse është tani në proces për mbështetjen e nacionalistëve të ‘Ligës së Veriut’ dhe populistëve ‘Lëvizja Pesë Yje’ në Itali, për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Matteo Salvini, lider i ‘Lega Nord’, ose “Lega e Veriut, e priti thënien e ish- zëvendës presidentit, duke u përgjigjur se Partia demokratike Italiane në pushtet “do të humbë zgjedhjet, sepse Italianët kanë sens pozitiv, jo pse këtë e do Putin”, raporton gazeta  italiane‘La Repubblica’.

Lëvizja e ‘Pesë yjeve’ (M5S), kandidat e të cilës, Virginia Raggi u zgjodh Kryetare e Bashkisë së Romës vitin e kaluar, shkroi një përgjigje për Joe Biden në Facebook ku thuhet:

“Sot Biden thotë se është faji i Rusisë, ashtu siç thotë se është faji i Rusisë që Trump fitoi dhe partia e tij humbi. Biden shkon edhe më tej dhe thotë se Rusia po ndihmon ‘5 Yjet’.

Por ai nuk sjell ndonjë provë, kjo është e papranueshme”.

Veritas.com.al/