Prorkuroria e SPAK kërkon dënimin me 19 vite burg për Gentian Malindin i akuzuar për trafik droge, rasti i 137 kg kokaine nga Ekuadori.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar 12.9 vite, Malindi u arrestua pas 2 viteve në arrati dhe lëvizte me dokumente të falsifikuara.

 Prokuroria e Posaçme përfundoi në nëntor 2020 hetimet për biznesmenin Gentian Malindi, të dyshuar për trafikimin e një sasie prej 137 kg kokaine nga Ekuadori.

Sasia e drogës u bllokua në Portin e Pireut, Greqi dhe u zëvendësua me oriz dhe më pas u lejua të vinte në portin e Durrësit.