A kti heroik është ky: Aktivisti politik, një militant dhe nëpunës i Partisë Socialiste, pasi shpëtoi nga tritoli që i vunë në derën e vilës, foli për mediat: “Nuk kam frikë nga asgjë!”- tha.

Ndërsa aktivisti është ky: Fetah Mataj, banor i Durrësit, banon në një vilë tre- katëshe, ku sot në mëngjes shpërtheu një sasi tritoli por pa dëme materiale.

Fetah Mataj ka dalë nga burg pak kohë më parë.  Fetaj Mataj ka qenë kryetar i PS për lagjen 15 në Durrës dhe ish-punonjës i Bashkisë në Parkun e Autobusëve.

Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë më datë 28 shtator 2012, e ka dënuar me 5 vjet burg dhe 1,5 milionë lekë gjobë për shtrëngim me anë të kanosjes për të përfituar.

Mataj u ndalua më 26 qershor 2011 për tre gjoba të vendosura ndaj punonjësit të një kompanie private në Shkozet, ndërsa i bënte presion për gjobën e katërt 750 mijë lekë.

Fetah Mataj njihet si person me precedentë penalë të mëparshëm. Në vitin 2009 është arrestuar si sekser në një çështje korrupsioni me funksionarë të Bashkisë së Durrësit.

Mataj ka përfituar nga dënimi alternativ duke kryer punë vullnetare dhe u lirua disa muaj më parë, i cili ishte në mesin e disa të dënuarve së bashku me Lulzim Berishën që do të punësoheshin nga Bashkia e Durrësit.

Bashkia e Durrësit dha garanci para gjykatës për punësimin e disa personave të veçantë, sikurse ishin Fetah Mataj dhe Lulzim Berisha.

Pak muaj më parë kjo çështje u bë temë diskutimi në të gjitha mediat. Vetë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako pranoi se institucioni që ai drejton kishte dalë garant për punësimin e këtyre të burgosurve.

Shpërthimit i sotëm me tritol në portën e vilës së tij, paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me të kaluarën e Fetah Matajt. Megjithatë, hetimet janë duke vazhduar për të përcaktuar shkaqet e sakta.

/Veritas.com.al/