Koment/ Tashmë është bërë e njohur për vendësit dhe për ndërkombëratër se në krye të trazirave të opozitës qëndron presidenti Ilir Meta. Ai ka krijuar mburojën njerëzore për ta shpëtuar nga akuzat e rënda për korrupsion.

Sot, e hënë 8 korrik, jo pa qëllim, presidenti i Republikës, Meta, ka planifikuar protestën e 10 të opozitës. Sepse sot është edhe dita kur Kuvendi diskuton dhe vensos në Komision mbi fatin e tij të shkurtër në zyrën e presidentit.

Ai me qëllim ka lënë që të zhvillohet edhe protesta e opozitës si presion kundër Kuvendit dhe kundër Perëndimit.

Kuvendi do të mblidhet pasditen e sotme, në orën 17:00, në seancë plenare, me një çështje “të nxehtë” në rend të ditës. Bëhet fjalë për ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Ndërsa në ora 20.00 Meta drejton protestën e opozitës.

Kërkesa për ngritjen e këtij komisioni është bërë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të Presidentit Meta për të anuluar 30 qershorin si datë zgjedhjesh dhe për të dekretuar 13 tetor për zhvillimin e zgjedhjeve vendore.

Ditën e sotme, Parlamenti pritet t’i japë “Ok” ngritjes së Komisionit Hetimor, që do të vendosë më tej për fatin e Metës në Presidencë.

Por në të njëjtën ditë, me 3 orë distancë, Meta në krye të opozitës, organizon protstën e 10 që mendohet se do të jetë e dhunshme nëse Komisioni parlamentar vendos për jetë të shkurtër të Metës në presidencë.

PD dhe LSI nën drejtimin e presidentit Meta kanë ftuar sot qytetarët në orën 20:00 që t’i bashkohen qëndresës së saj në  Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Kjo është protestë e dhjetë kombëtare e opozitës, e cila duket e palëkundur në kushtet e saj bazë, ndërsa kërkon menjëherë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Kjo do të ishte- sipas opozitës- ndërprerje e Reformës në Drejtësi dh e gjykimit të ‘ peshkut të madh’ si edhe do të krijonte një klimë tensioni rajonal ku do të mbyteshin krimet e tre dekadave.

Lideri i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nën aspiratën e presidentit,  ka deklaruar se opozita e bashkuar nuk do të bëjë asnjë hap pas, por do të luftojë deri në fund, që shqiptarëve t’u garantohet e drejta për të zgjedhur lirshëm dhe të pandikuar nga pushteti. Krahas selisë blu dhe aleatëve të saj edhe LSI-ja ka deklaruar se do të vijojë përballjen me keqqeverisjen, me synim që qytetarëve t’u garantohet një qeverisje demokratike dhe gjithëpërfshirëse.

Nëse opozita e Metës do të shkaktojë dhunë,a tëherë Perëndimi ka thënë se do të marrë masa të rënda ndaj organizatave të dhunës.

VERITAS.COM.AL/