qindra qytetarë u mblodhën para Ministrisë së Brendshme për të kërkuar dorëheqjen e ministrave Bledi Çuçi dhe Mirela Kumbaro, ndërsa në tubim kanë marrë pjesë dhe deputetë e simpatizantë të PD dhe Partisë së Lirisë. Pak momente më parë atyre ju është bashkuar edhe ish-kryeminsitri Sali Berisha me dhëndrin e tij.

Ajo që ra në sy është se mbështetësit e “foltores” kanë tentuar përplasje me policinë. Teksa shumë qytetarë u grumbulluan paqësish në pedonale, Altin Goxhaj ju bëri thirrje për të mësyrë në Ministrinë e Brendshme. Goxhaj këto kohë është rreshtuar krah Berishës dhe ai organizoi protestën e 7 korrikut. Pas thirrjes së tij, shumë militantë u drejtuan për nga godina duke u përplasur me forcat e rendit.

Më pas u desh ndërhyrja e forcave “Shqiponja”, të cilat krijuan një kordon duke mos lejuar afrimin në godinë.

Në përditësim…