Nesër, e Diele, do të zhvillohet eventi më i madh në Tiranë, “Maratona e Tiranës”.
Në kryeqytet do të jenë 5 mijë garues. Në një konferencë për mediat, sportistja Luiza Gega, u shpreh e emocionuar, ndërsa theksoi se çdo vit pjesëmarrja në maratonë është me e lartë.
Gjithashtu shtoi se ka punuar me shumë përkushtim që të arrijë të vendosë një rekord të ri.
“Ka një emocion shumë të veçantë. Mund të them që për nesër kam emocione. E di që njerëzit presin dhe shpresoj shumë që të vij me një rekord të ri, dhe shpresoj që këtë rekord ta kem në Tiranë”, ka thënë ajo.