Pamje të frikshme vijnë nga ndeshja mes ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani, që u zhvillua sot në mbrëmje.

Një përleshje fizike mes dy tifozërive është shënuar sot në stadiumin “Selman Stërmasi”, pak para nisjes të ndeshjes Tirana – Partizani.

Përplasja e tifozërive ka ndodhur para pak minutash, ndërsa ka ndërhyrë edhe policia. Tifozët janë përleshur në fushë dhe në ambientet jashtë stadiumit duke përdorur sende të forta dhe tymuese.

Mësohet se si pasojë e dhunës ka edhe të lënduar.

Pamjet që vijnë përmes kamerash dhe fotove, janë të frikshme

Veritas.com.al