Një burrë ka vdekur dhe tetë vetë janë plagosur pasi një furgon goditi një turmë këmbësorësh pranë një xhamie në veri të Londrës- raporton BBC. Ngjarja ndodhi pas mesnate.

Një 48 vjeçar u arrestua pas përplasjes pranë Xhamisë së Finsbury Park në Seven Sisters Road.

Këshilli Musliman i Britanisë (MCB) tha se një furgon qëllimisht po përplaste besimtarët.

MCB  tha se ishte një “manifestim i dhunshëm i Islamophbia” dhe bëri thirrje për siguri shtesë rreth xhamive.

Veritas.com.al/