Këshilltari i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare, Bahri Shaqiri vijon që t’u qëndrojë deklarimeve në letrën që Presidenti i dërgoi kryeministrit Rama ku paralajmëronte se Shqipëria do të përfshihet nga një tërmet apokaliptik, i cili do të prekë Ballkanin duke cituar sizmiologun grek Akis Tsenelis.
Pa kaluar 4 orë nga letra dërguar kryeministrit Edi Rama mbi rrezikun që mund t’i kanoset vendit nga një tërmet me përmasa apokaliptike, Presidenti Ilir Meta nxori para mediave këshilltarin e tij për çështjen e sigurisë kombëtare për të përforcuar bindjen e tij se Shqipëria po kërcënohet nga një fatkeqësi natyrore.
Sipas këshilltarit të kreut të shtetit institucionet përgjegjëse nuk po e marrin seriozisht as paralajmërimet e sizmiolugut grek, dhe as ato të Presidenti.
“Greqia nuk është fqinje e Zelandës së Re, por e Shqipërisë. Vonesat dhe paaftësia e dëshmuar nga pasojat e tërmetit në Korçë, ishte dhe është e mjaftueshme që Meta të kërkojë marrjen e masave në kohë”, u shpreh këshilltari i Presidentit për sigurinë Bahri Shaqiri, i cili shtoi se Kryeministri dhe Ministrat duhet të përgjigjen, pasi çdo nënvlerësim do të shënohet nga Presidentit.
Veritas.com.al/