Koment/

-Shumë dakord me kryeministrin Rama- tha zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi- se zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi nuk negociohen- tha ai, duke komentuar intervistën e Edi Ramës në Radio Evropa e Lirë-.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se Shqipëria do të shkojë në zgjedhje me 30 qershor, edhe pse opozita dhe presidenti Ilir Meta thonë se mbajtja e tyre është anuluar.

Kryeministri Rama, gjatë intervistës, flet edhe për përgjimet ku partia e tij del se është e përfshirë në manipulim të procesit zgjedhor, flet për mungesën e Gjykatës Kushtetuese në vend dhe procesin e hapjes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Rama nuk e fsheh drojën se kriza politike mund ta pengojë këtë proces, por duke iu referuar protestave dhe kritikave të opozitës, thotë se “demokracia nuk do të negociohet”.

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi i pyetur nga RTV Ora lidhur me deklaratat e bëra nga kryeministri Rama për “Radio Europa e Lirë” u përgjigj se:

“Shumë dakord me kryeministrin. Zgjedhjet nuk janë të politikanëve, por të popullit. Demokracia dhe pluralizmi politik janë të panegociueshme.”

Çfarë ndodhi që brenda pak orësh u qullos agresiviteti i Presidentit, betimi se nuk do të tërhiqet në synimin për të mos lejuar zgjedhje. Vetë presidenti është edhe udhëheqës i protestave të dhunshme, por sot ka deklaruar se ‘nuk do të ketë dhunë’… Një gjë ka ndodhur.

VERITAS.COM.AL/