(FOTO: Kandidati pro- globalist i Francës, Emannuel Macron)/

Sondazhet e garës  presidenciale në Francë po ngushtohen teksa fushatës së Emmanuel Macron po i bie shkëlqimi i fillimit teksa më shumë vota po rrëshqasin drejt Marine Le Pen.

Sipas një sondazhi të ri nga Opinionway-Orpi, e publikuar të Enjten, po ngushtohet hendeku mes kandidatit pro- globalist Macron dhe kandidates rivale Le Pen. Macron ka humbur dy për qind në vetëm dy ditë- sipas raporteve nga ‘L’Express’.

Macron ka rënë nga 60 për qind në 59 përqind, ndërsa Marine Le Pen është ngjitur 41 për qind. Vijimësia e fushatës është vëzhguar gjaët gjithë kohës, por Marine Le Pen ka kaluar mbi 40 për qind vetëm dy herë që nga Shkurti.

Në sondazhet e para për raundin e dytë, kandidati i ‘En Marche!’ është ngjitur në 65 për qind ndërsa Marine Le Pen ishte te 35 për qind.

Rënia e fundit e Macron mund të jetë e lidhur me PR (publik relacion) e tij, e cila ishte një katastrofë në fillim të kësaj jave kur ai vizitoi fabrikën Whirlpool në qytetin e tij të lindjes, Amiens; e cila është në prag të mbylljes për shkak të tenderëve dhe kontratave të bllokuara.

Në vizitën e fundit, të planifikuar, Le Pen takoi punëtorët e impianteve të fabrikës dhe u përshëndet e u brohorit nga stafi që ishte radhitur në një radhë të gjatë duke pritur Le Pen. Pak orë më vonë kur mbërriti Macron, punëtorët e pritën me thirrjet “Marine for President!”

Sondazhe nga Elabe tregojnë një pamje tjetër për rënien e Macron. Sipas studimit, vetëm 43 për qind e atyre që u pyetën thanë se fushata e marron ka nisur mirë për raundin e dytë. Pesëdhjetë për qind tha se fushata e Le Pen ka nisur fort pas rezultatit të raundit të parë.

/Veritas.com.al/