Presidenti Kolumbian, Juan Manuel Santos fitoi Çmimin Nobel për Paqe 2016, sot e Premte, në një zgjedhje surprizë pasi kolumbianët votuan “Jo” ndaj marrëveshjes që presidenti firmosi me rebelët marksistë pas 52 vite luftë.
Santos ka premtuar se do ta ringjallë planin për Paqe që Kolumbianët përmes një referendumi të Dielën e jodhën poshtë. Shumë votues menduan se plani i paqes ishte shumë i butëndaj luftëtarëve guerrilas të FARC.
“Çmimi mund të vlerësohet si një meritë e Popullit Kolumbian”, tha lideri i Komitetit, Kaci Kullmann Five në momentin që shpalli Çmimin.