Kryeministri Edi Rama thotë se spitali i ri i Fierit do të hapet për pak ditë.

Ai shkruan në “Facebook” ku ka nxjerr disa shifra se deri tani janë 424 aplikantë që kanë shprehur interesin për të punuar në këtë spital, që do të ketë një super ekip turko-shqiptar

“424 APLIKANTË për Spitalin e Ri Rajonal të Fierit, që hap dyert për pak ditë, me një super ekip turko-shqiptar, një qendër jo vetëm shërbimesh ekselence shëndetësore, po edhe transferimi teknologjie e dijesh, e cila do të jetë edhe i pari shembull i Autonomisë Spitalore që do ta shtrijmë në krejt vendin gjatë Mandatit të Tretë
#ShqipëriaeArdhmjaJonë
#SkaKohëPërPushi♂️”, shkruan Rama.

VERITAS.COM.AL