Presidenti Bajram Begaj këtë të enjte ka pritur në një vizitë zyrtare presidenten e Hungarisë, zonjën Katalin Novak.

Në themel të diskutimit në këtë takim duket se ka qenë bashkëpunimi dypalësh, procesi i integrimit në BE i Shqipërisë dhe BP, zhvillimet aktuale në rajon, në qendër të bisedës.

Gjithashtu Begaj është shprehur se në këtë takim ka vlerësuara angazhimin e madh të Hungarisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenten e Hungarisë, zonjën Katalin Novak , në konferencën e përbashkët me kreun e shtetit Bajram Begaj është shprehur se në takimin e përbashkët është diskutuar rëndësia e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Novak ka theksuar se integrimi i Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi të veçantë në ruajtjen e sigurisë në Evropë.

Është i rëndësishëm për mua ky takim pasi pak a shumë kemi të njëjtën kohë në këtë pozicion., në këtë vit jam përpjekur që të jemi aktive në Ballkanin Perëndimor, pasi është pengu i sigurisë së Evropës. Paqja në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi për Evropën, ndaj ka rëndësi bashkimi i tyre me BE-në dhe kam mbaruar rrugëtimin me të gjithë liderët dhe i sigurova se do i mbështesim ato në integrimin e BE-së”, ka thënë ajo.