(Foto: Presidenti Donald Trump dhe reperi Kenye West)

BreitbartNews ka njoftuar menjëherë se presindenti Trump priti Yjet Amerikanë të artit në ceremoni sa të larta edhe “të barabarta” me miqtë, në Trump Tower, New York

Parada e emrave të mëdhenj përbëhej ndër të tjerë nga reperi Kenye West, legjendat e futbollit Jim Brown dhe Ray Lewis, si dhe miliarderi Bill Gates.

Që prej fitores në zgjedhjet e 8 Nëntorit, Donald Trump  e ka kaluar pjesën më të madhe të ditëve në zyrën e tij, në katin e sipërm të kullës “Trump”, duke zhvilluar takime lidhur me tranzicionin presidencial.  E Marta u dominua nga të ftuarit e famshëm, e kjo ka ngjallur kritika kundër presidentit të zgjedhur, i cili gjeti kohën të takonte Kenye West, por refuzon vazhdimisht të marrë pjesë në takimet ditore me zyrtarë të inteligjencës.

Sipas Sean Spicer, një këshilltar i lartë i Këshillit Republikan, Trumpi po informohet lidhur me çështjet e inteligjencës 3 herë në javë.

Miliarderi shtyu gjithashtu një konferencë për shtyp, gjatë së cilës do të tregonte sesi do të shmangte konflite të mundshme të interesit, duke distancuar bizneset nga presidenca.  Siç mësohet, bashkëshorti i Kim Kardashian, Kenye West, kërkoi një takim 15 minutësh me presidentin e zgjedhur, por ka qëndruar në zyrën e tij për gati një orë.

Pas takimit, ata u shfaqën të dy bashkë në hollin e “Trump Tower”, ku shtrënguan duart e gati u përqafuan.  Më vonë, reperi West, shkroi në “Twitter” se kishte diskutuar me Trump çështje shumë-kulturore, nga bullizmi, modernizimi i kurrikulumeve e deri te dhuna në Chicago.  “Mendova se është e rëndësishme të zhvillosh një takim të drejtpërdrejtë me presidentin e ardhshëm, nëse kërkon vërtet të ndryshosh të ardhmen”, shkroi ai.

Ndërsa Bill Gates lëshoi një deklaratë të shkurtër për shtyp pas takimit me udhëheqësin e ri, duke thënë se kishin folur për fuqinë e inovacionit dhe sesi kjo gjë mund të ndihmojë në shëndetësi, arsim, energjia dhe te ndikimi jashtë kufijve.

/Veritas.com.al/