Presidenti Rodrigo Duterte supozohet se një herë ka qëlluar për vdekje një njeri, me Uzi- në armë gjysmë-automatike teksa shërbente si major në Davao, sipas agjentit të departamentit të drejtësisë.
Akuza është bërë nga Edgar Matobato, i vetbesuar si ish- anëtar i skuadrinës së vdekjes, para hetimit nga Senati.
Zoti Dueterte, supozoi ai, e urdhëroi që të vriste rreteh 1,000 kriminelë ose rivalë politik gjatë 25 vjetëve.
Një zëdhënës i zotit Duterte ka mohuar akuzat.
Zëdhënësi presidencial Martin Andanar tha se hetimet ndaj periudhës kur presidenti shërbente si major, janë fshirë.
Zoti Matobato, 57 vjeç, tha se ishte bërë anëtar i skuadrës së vdekjes në Davato, një organizatë e tmerrshme e grupeve vigjilente që është përgjegjëse për qindra vrasje.
“Puna jonë ishte vrasja e kriminelëve si shpërndarës të drogës, përdhunues dhe banditë”, tha ai.
/ Sipas BBC/