Koment/ Po pres kryeministrin të vijë nëse do një datë tjetër zgjedhjesh, ta anulojmë edhe 13 tetorin!- Kështu u shpreh presidenti Meta që nga një fshat i Durrësit ku po zhvillon një vizitë pune.

Duket sikur është hapur tregu i dekreteve pas dekretit nul mbi anulimin e zgjedhjeve, nga presidenti. Pastaj dekretoi 13 tetorin, tani është gati të hedhë në treg një gatë tjetër sipas dëshirës së ‘klientëve’.

Presidenti Ilir Meta, nga Xhafzotaj i Durrësit ka folur edhe për krizën politike dhe zgjedhjet e 13 tetorit.

Meta ka thënë se data 13 tetor duhet të njihet si datë zgjedhjesh ose në të kundërt kriza do të përshkallëzohet.

“Rama ndoshta e ka datë tersi 13 tetorin, por ne e shtymë provimin e qershorit për në tetor. Nëse edhe në tetor nuk do gjejmë zgjidhje për krizën, mund të ndodhë përshkallëzim akoma dhe më i madh.

Nuk duhet të humbasin më asnjë sekondë sot e në vazhdim. Po e pres me shumë durim kryeministrin, për t’i dhënë zgjidhje të përgjegjshme, përndryshe kriza e thellë do të përshkallëzohet. Më 13 tetor do ketë zgjedhje me standarde ndërkombëtare. Nuk ka qoka me ndërkombëtarët, por të arrihen standardet”, deklaroi Meta.

Veritas.com.al/