Presidenti i Bashkimit Europian, Charles Michael ka paralajmëruar se lufta Izrael-Hamas mund të krijojë një rritje të numrit të refugjatëve që do t’i drejtohen Europës. Ai thekson se në këtë mënyrë shtohet edhe rreziku i rritjes së tensioneve mes mbështetësve të Izraelit dhe palestinezëve.
“Do të ketë më shumë vështirësi në tokën europianë për shkak të refugjatëve. Ne e dimë se mund të përdoret nga disa grupe politike brenda BE për të nxitur polemika dhe për ta bërë BE më të ndarë”, tha ai.
Michel gjithashtu bëri thirrje që diplomatët dhe zyrtarët qeveritarë të përhapen në të gjithë rajonin në një përpjekje për të frenuar krizën.
“Është kaq e rëndësishme të angazhohemi me vendet në rajon për t’u siguruar që pavarësisht të gjitha dallimeve ne të sigurohemi që të mos përballemi me një përshkallëzim rajonal, i cili do të ishte një tragjedi fillimisht për rajonin, për njerëzit në rajon, por edhe për botën”, tha ai