Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Donald Trump ndodhet në Kinë për bisedime që duket se duket se do të dominohen nga tensionet mbi Korenë e Veriut.

Ai mbërriti pas një fjalimi të mbajtur në parlamentin e Koresë së Jugut në të cilin zoi Trump i kërkoi Kinës për një izolim të mëtejshëm të Koresë së Veriut.

Shtëpia e Bardhë e shikon Kinën si shumë të rëndësishme në frenimin e qëllimeve bërthamore të Veriut, por Pekini thotë se po bën mjaftueshëm për këtë qëllim.

Presidenti kinez,  Xi Jinping dha një pritje mirëseardhjeje bujare zotit  Trump që është quajtur “vizitë shtetërore plus”.

Veritas.com.al/