Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur kundër ndryshimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë. Meta ka reaguar për debatin mbi korigjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë të nxitur nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, që me sa duket e thuhet po punon indirekt për interesat e presidentit Vuçiç dhe për t’i shpëtuar gjykatës speciale në Prishtinë.
Në një intervistë për “Albanian Daily Neës” Presidenti Meta ka deklaruar se dialogu Serbi-Kosovë është ndërtuar jo për të ndryshuar realitetin.
“Dialogu Serbi-Kosovë është për të udhëhequr procesin e pranimit të realitetit, në emër të paqes e stabilitetit. Çdo debat që ndihmon në kuptimin dhe pranimin e këtij realiteti është i mirëpritur. Çdo devijim nga ky realitet, përveçse provokon emocione dhe retorika populiste, nuk sjell dobi. Marrëveshja që mendohet të arrihet mes palëve është e rëndësishme të çlirojë energji pozitive. Marrëveshja të ndihmojë frymën e bashkëjetesës, harmonisë dhe të shërojë ndjenjën e urrejtjes të mbjellë nga e kaluara”, është shprehur Meta.
Veritas.com.al/