Koment nga: Muhaamed Veliu/ TCH

55 deputetë socialist hodhën firmat për të vënë nën hetim presidentin Ilir Meta nën dyshimin e shkeljeve të rënda kushtetuese duke i marrë kompetencën kuvendi ç’dekretuar 30 qershorin si datë zgjedhjes lokale.

Në ditët në vijim këtyre deputetëve dhe kolegëve të tyre do tu duhet të ngrenë kartonat dhe rehabilituar presidentin Meta thjesht duke e këshilluar dhe jo shkarkuar.

Kryesimi këtij hetimi iu besua një ish prokurori të sprovuar, socialistit Ulsi Manja.
Nga mbledhjet e para të komisionit hetimor socialistët krijuan përshtypjen se ditët e Ilir Metës president ishin të numëruara.

Marshimi Kuq e Zi në mars, iniciuar nga presidenti një shenjë tregimi muskujsh nga Edi Ramës, e përforcoi besimin se komisioni hetimor do ti vendoste Ilir Metës, parashtesën president i shkarkuar nga parlamenti.

Por, 1 vit më pas nga ngritja dhe përfundimi i punës të komisionit të Dr. Ulsi Manjës ëndrra socialiste për shkarkuar njeriun që I besuan presidencën është venitur.
Në ditët në vijim anëtarët e komisionit hetimor do të kenë gati raportin që po hartohet nga relatorja socialiste Klotilda Bushka dhe demokrati Halit Halteri.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu nga dy burime prej shumicës qeverisëse dhe opozitës në këtë komision ka mësuar frymën që përcjell ky raport.

“Kuvendit nuk do ti propozohet shkarkimi presidentit Ilir Meta, por disa rekomandime dhe sugjerime se si presidenti duhet të veprojë në situata të ngjashme në të ardhmen, bazuar kjo në rekomandimin e komisionit të Venecias” tha Muhamed Veliu për edicionin e lajmeve 19:30 në Top Channel.

Për presidentin Ilir Meta kjo është një betejë e fituar me socialistët përballë ‘be dhe rrufe’ për ta nxjerrë nga pallati presidencial.

Gazetari Muhamed Veliu thotë në raportimin e tij:

“Se si do të përkthehet kjo në bazën socialiste askush nuk e jep një përgjigje të prerë. Duhen pritur zgjedhjet e ardhme për të mësuar koston politike të Edi Ramës për rehabilitimin e Ilir Metës përmes komisionit të ish prokurorit Ulsi Manja”.

VERITAS.COM.AL