Presidenti i Republikës, Ilir Meta, thirri sot në një takim Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, tha përmes një statusi në Facebook se “Presidenti Meta e njohu Bashën me skandalet e fundit anti-kushtetuese dhe përpjekjet e Rilindjes për grusht shteti, dhe i kërkoi kryetarit të PD-së që të informonte edhe drejtuesit e partive të tjera opozitare. Presidenti Meta bëri të qartë se do të bëjë çdo gjë për të ndalur dhe për të shpartalluar grushtin e shtetit, duke i dhënë përgjigjen më shembullore që meriton”.

Një ditë më parë, Meta deklaroi në një konferencë për mediat se socialistët në shumicë, po përpiqen bashkë me kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, të kapin sistemin e drejtësisë dhe veçanërisht Gjykatën Kushtetuese.

VERITAS.COM.AL/