Pressidenti Nigerian, Muhammadu Buhari i është përgjigjur gruas së tij që nga Gjermania ku ndodhet për një vizitë i ftuar nga kancelarja Merkel.
Gruaja e Presidentit, Zonja e Parë Baluri, para pak ditësh deklaroi se “nuk do ta mbështes” Presidentin.
Në përgjigje ndaj saj, Presidenti Buhari gjeti rastin të flasë që nga Gjermania.
“Nuk e di cilës parti i përket gruaja ime- tha ai- por e di se ajo i përket kuzhinës sime dhe dhomës sime të gjumit dhe dhomave të tjera të shtëpisë”.
Tek po fliste, Presidenti Buhari ndodhej në krah të kancelares Angela Merkel, e cila po e shikonte me një shikim ironik dhe çuditës “çfarë po thotë ky”.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, zoti Buhari tha se duke garuar tri herë për president dhe duke fituar, dhe duke bërë përpjekjen e katërt, ai mund “të kërkojë dituri më të larta se të sajat”.
Në një intervistë me BBC, në shërbimin e gjuhëve Hausa, zonja Buhari, një businesswoman dhe aktiviste, tha se qeveria është e marrë peng nga vetëm “pak njerëz” që ishin pas emërimeve të presidentit.
“Presidenti nuk njeh 45 nga 50 njerëz që vetë i ka emëruar në zyrat e larta të shtetit; as unë nuk i njoh, pavarësisht se jam gruaja e tij prej 27 vjetësh” , kishte thënë ajo në intervistë.