Misha Savic, Bloomberg 4Mars 2020,
Presidenti i Serbisë vendosi zgjedhjet për muajin tjetër, duke injoruar kërcënimin e zbehur të një bojkoti nga grupet e opozitës që ankohen se ai po pengon fjalën e lirë.
Votimi do të mbahet më 26 prill, njoftoi Aleksandar Vucic të Mërkurën pas muajve të grindjes me kritikët e tij dhe pasi Bashkimi Evropian inkurajoi kundërshtarët e tij të marrin pjesë.
“Do të ketë më shumë se 50 ditë për fushatë – kohë e mjaftueshme për të gjithë për të paraqitur programet e tyre,” tha Vuçiç, duke kërkuar “zgjedhje paqësore dhe demokratike”.
Bojkoti i propozuar ka qenë diçka e sikletshme për Vuçiç-in ndërsa ai kërkon të drejtojë republikën më të madhe ish-Jugosllave drejt anëtarësimit në BE. Por, me gjithë kërcënimet nga grupi opozitar ombrellë Aleanca për Serbinë që vonoi zgjedhjet, iniciativa ka filluar të shthuret së fundmi.
Një arsye për këtë është një prag më i ulët për të hyrë në parlament: pragu u ul kohët e fundit në 3% nga 5%, duke inkurajuar partitë më të vogla të hyjnë në zgjedhje. Partia Progresive Serbe në pushtet e Vuçiç, e cila ka mbizotëruar politikën që nga viti 2012, megjithatë është e vendosur të fitojë, me një sondazh të fundit duke i dhënë asaj më shumë se 53% mbështetje.
Qeveria e re ka të ngjarë të implementojë një shpenzim të paparë më tepër se 15 miliardë dollarë deri në 2025 për të shpejtuar zgjerimin ekonomik. Vucic gjithashtu po përballet me presionin ndërkombëtar për të përmirësuar lidhjet me Kosovën si kusht për t’u anëtarësuar në BE.
VERITAS.COM.AL/