Nga L. Skiro

Koment/ Gjatë gjithë ditës ka qarkulluar në media një lajm sipas të ciilit presidenti I Republikës ka shprehur alarin për xhamin e makinës së një gazetari. Më ka ndodhur edhe mua në lagjen time, por jo me makinën time. Parkimi që kemi përballë pallatit është i hapur, verë e dimër në shi e në diell, por i lirë. Atë mëngjes, si sot verë ishte, kur edhe presidenti i Republikës ndodhej në det, roja i parkimit ishte mbedhur sa një grusht dhe qëllonte kokën. ‘ Po çfarë desha unë që u largova për në tualet!? Po erdhi tjetri e theu xhamin e makinës së pronarit!?”. Roja i parkimit kishte dy halle të mëdha: Si të dilte para pronarit që i kishte besuar atë punë për 150 mijë në muaj; dhe e dyta, si do të fliste para policisë sepse parkimi është pa leje…

Ai burrë i shkurtër dhe i mbledhur sa një grusht, ardhur nga Shëngjergji, ma bënte shpirtin xeher kur e shikoja që gati po qante për xhamin e thyer të asaj makine. Kishte ardhur një budalla i lagjes dhe ishte kruajtur me makinën e pronarit, të cilin e njihte dhe mendonte se ishte aq i pasur sa i ishte shpirtin në dorë…

Të njëjtën pamje më solli sot presidenti i Republikës kur ngriti në qiell rërën e detit për një makinë që i kanë thyer xhamin në Tiranë. Them “rërën e detit” sepse presidetni ndodhet në det me pushime konkurruese me të gjithë pushuesit e botës, por i ka hyrë në mes xhami i makinës që u thye në Tiranë. Kam pritur deri në këtë orë të natës që presidenti real të deklaronte “jo, nuk e kam bërë unë” deklaratën për xhamin e thyer. Por tani po dëshpërohem, jo duke e krahasuar me rojen nga Shëngjergji që më vjen ta çmoj shumë. Por sepse edhe si president të Republikës paskemi një si ky roje parkimi.

Krahasimi më duket se vjen shumë për shtat. Sepse edhe maiina që shqetëson presidentin është “makina e pronarit”. Ai në fakt është një gazetar që shfaqet në ekrane përnatë, flet që nga hudhrat e deri te Kushtetuta, por për presidentin quhet pronar. Çdokush që mund të bëjë opinion ose të thotë ndonjë fjalë në favor të presidentit, tani konsiderohet si pronar i presidentit. Presidenti është vënë në rrugën e shkarkimit dhe ka humbur toruan: Një herë del në foto publike me brekë në plazh, një herë shfaqet si Mic Sokoli mbi top, një herë vret Esat Pashën që është vrarë para një shekulli, dhe tani mban në dorë defterin e parkimit se cila makinë u gërvisht. Marrëzinë e tij presidenti ia përcjell shoqërisë.

Në fakt edhe akti kriminal i thyerjes së xhamit të makinës së gazetarit ka lidhje me marrëzinë. Një i sëmur mendor, nga pallati ku banon gazetari, e ka ndjekur dhe i ka thyer xhamin ashtu si për tifozllëk. Presidenti ngriti më këmbë vendin për xhamin e të marrit.

Megjithëse sot janë përplasur disa makina në Shëngjin, zonë e admiruar nga presidenti, dhe janë plagosur fort katër njerëz, presidenti nuk do t’ia dijë dhe as ka shqetësim. Megjithëse edhe këtu dikush i marrë do të ketë shkaktuar aksidentin, presidenti nuk merret me këtë të marrë që plagos njerëz.

Presidenti nuk e di edhe si ka punuar Evopa me të marrët: Ata i lë të gërvishin mure, të thyejnë xhama makinash dhe të shkarkojnë marrëzinë, boll të mos vrasin njerëz. Mirëpo presidenti yne nuk ka liddjen e burrit të shtetit me marrëzinë, ka lidhjen ordinere të rojes së parkimit me njeriun e marrë.

Vendi ynë nuk paska nevoj pr presidnet normal

VERITAS.COM.AL/