“Vizita e punës” e planifikuar e Presidentit Donald Trump në Mbretërinë e Bashkuar, është anuluar pas  vendimit të Theresa May për ta qortuar atë publikisht mbi ripostimin në Twitter të një mesazhi të djathtistëve Anglez.

Kryeministre May tha se presidenti ishte ‘gabim’ që ndau me fansat video që pretendon të tregojë Myslimanët  në akte dhune gjatë një vizite në Lindjene  Mesme, ku u përpoq të merrte favore nga diktatorët lokal, sipas May.

President Trump nuk hezitoi të debatojë me zonjën politikanen britanike duke i thënë asaj : “Mos u merr me mua, përqendrohu ndaj Terrorizmit Islamik Radikal që po ndodh në Mbretërinë e Bashkuar. Ne jemi mirë”.

Lajmi se presidenti ka anulluar “vizitën e punës” të planifikuar për të hapur ambasadën  Shteteve të Bashkuara në Londër, u përhap herët në mëngjes.

“Ideja e vizitës me sa duket ka qarkulluar, por jo për në Dhjetor a në Janar. Unë nuk e pres vizitën e Trump në Janar”, i tha një diplomat i vjetër gazetës ‘The Telegraph’.

Veritas.com.al/