Presidenti Donald Trump e shpërndau lajmin vetë përmes një mesazhi në Twitter pak para orës 1 të mëngjesit ET të Premten.

Presidenti Trump njoftoi të Premten herët se të dy, ai dhe Zonja e Parë Melania Trump, u testuan pozitivisht për COVID-19 dhe do të karantinojnë në Shtëpinë e Bardhë.

“Sonte, @FLOTUS dhe unë testuam pozitivisht për COVID-19,” shkroi presidenti në Twitter. “Ne do të fillojmë procesin e karantinës dhe rimëkëmbjes menjëherë.”

Një burim i Shtëpisë së Bardhë i tha Fox News menjëherë pas lajmit në Twitter se presidenti dhe zonja e parë janë “mirë” dhe janë në procesin e karantinës në Shtëpinë e Bardhë.

VERITAS.COM.AL/