(Presidenti Trump thotë se masat e reja do të mbrojnë punëtorët e industrisë në Shtetet e Bashkuara)/

Presidenti Trump ka firmosur urdhërat e debatueshëm që imponojnë tarifa të larta mbi çelikun dhe aluminin- por nga të cilat disa vende do të dëmtohen.

Zoti Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara po vuan nga “tregëtia e pandershme” dhe se lëvizja me taksat do të çojë përpara industrinë në Shtetet e Bashkuara.

Por disa vende kanë shprehur kundërshtime ndaj këtyre planeve, ekspertët kanë paralajmëruar për luftë tregtare- sipas BBC.

Tarifat do të hyjnë në fuqi brenda 15 ditëve dhe përfshijnë përjashtimin për Kanadanë dhe Meksikën.

Tarifat prej 25% do të zbatohen mbi çelikun, dhe tarifat 10% mbi aluminin që importohet për në Shtetet e Bashkuara.

Veritas.com.al/