Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë këtë vit presidentin francez, Emmanuel Macron, në Shtëpinë e Bardhë, ka njoftuar një zyrtar i lartë i administratës.
Ftesa do të dërgohet gjatë kësaj jave kur zhvillohen edhe punimet e samitit të Davos.
CNN njofton se data e vizitës nuk është caktuar, siç shkruan Breitbart. News. Disa zëra thonë se vizita do të zhvillohet në muajin prill dhe se Trump e ka ftuar homologun francez në ‘darkën shtetërore’.
Trump e ka kaluar vitin e parë të presidencës së tij pa pritur askënd në darkën shtetërore, presidenti i Francës Macron është i pari.
Ai dhe Macron kanë pasur marrëdhënie të mira gjatë vitit të kaluar.
Veritas.com.al/