(FOTO: Carly Fiorina)/
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump po konsideron ish- rivalen Republikane në fushatën primary, Carly Fiorina, për Drejtore të Inteligjencies Kombëtare (DNI). Carly Fiorina ka kryesuar bordin e këshilltarëve të jashtëm civilë të CIA-s në administratën e George W. Bush.
Mundësia për emërimin e ish drejtorit ekzekutiv të Hewlett-Packard, siç ishte përfolur, është përshkruar si i pamundur nga disa media, siç është edhe “New York Post”.
Fiorina vizitoi Presidentin e zgjedhur Donald Trump në selinë e tij në “Trump Tower”, New York, ditën e Hënë dhe vlerësoi rivalin e saj formal pas takimit me të.
“Ishte vërtet nder që u takova me presidentin e zgjedhur”- deklaroi ajo.
“Kualiteti i lartë i njerëzve që ka emëruar gjithashtu tregon shumë rreth mundësive të tij për të qeverisur”, iu tha reporterëve Fiorina, duke e çmuar Donald Trump si një “njeri fantastik”.
/ Veritas.com.al/