Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka kërkuar një gjyq të menjëhershëm në Senat për impeachmentin që votuan Demokratët në Kongres.
Ditën e Mërkurë, Kongresi e ngarkoi zotin Trump me akuzat për abuzim me pushtetin dhe pengim të Kongresit.
Por Demokratët kanë refuzuar që ta nisin procedurën, duke përdorur argumentin se Senati i kontrolluar nga Republikanët po refuzon dëshmitë dhe se nuk do të bëjë një gjyq të ndershëm.
Numrat në Senat nënkuptojnë se zoti Trump është shumë i sigurt se do të shfajësohet.
Procesi i impeachment ka qenë shumë helmues dhe i ka ndarë thuajse plotësisht sipas linjave të partive.
Dy akuzat që u miratusan të mërkurën përmbajnë akuzat se zoti Trump i ka bërë presion Ukrainës për të gërmuar në informacione mbi rivalin Demokrat, Joe Biden dhe djalin e tij Hunter, dhe pas kësaj ka refuzuar të bashkëpunojë me hetimin e Kongresit për këtë çështje.
Veritas.com.al/