(FOTO: Selia e Gjykatës Supreme, Washington)

Gjatë javëve të fundit, presidenti i zgjedhur Donald J. Trump ka zhvilluar disa intervista me kandidatë për të plotësuar kabinetin e tij- sipas “Political Insider”.

Teksa mediat janë instaluar në oborrin e Kullës “Trump” duke vëzhguar kush hyn e kush del aty për takime dhe pas kësaj të bëjnë parashikimet e veta, një gjë ka mbetur në vëmendje më të vogël: Emërimi i në vendin vakant të Gjykatës Supreme.

Që në kohën kur gjykatësi Antonin Scalia ndërroi jetë në fillim të këtij viti, Republikanët vendosën një qëndrim kundër çdo zëvendësimi që mund të bënte presidenti Barack Obama dhe kërkuan që vetëm “presidenti që vjen” mund të emërojë gjykatës në vendin e lënë bosh nga Antonin Scalia.

Presidenti i zgjedhur Trump  sapo ka njoftuar se plotësimi në Gjykatën Supreme do të vijë “shumë shpejt” dhe e ka ngushtuar zgjedhjen te “tre ose katër” kandidatë të cilët që ndajnë thuajse të njëjtat vlera me ato që mbante Scalia.

Duke folur me “Sean Hannity” të “Fox News” pas takimit në  Cincinnati, Ohio, presidenti Trump tha se kandidatët që ai ka në mendje janë “njerëz të tmerrshëm, shumë të respektueshëm, njerëz brilant dhe do të shpallen shumë shpejt”.

/Veritas.com.al/