Në ënjë njoftim befasues të Premten, Presidenti Donald Trump ka njoftuar se ka zgjedhur Gjeneral John Kelly si shefin e ri të stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili zëvendsëson ish shefin e Komitetit të Republikanëve (RNC) Reince Priebus.
“Unë jam i kënaqur t’ju informoj se sapo kam emëruar Gjeneral/ Sekretar John F Kelly si shef i Stafit në Shtëpinë e Bardhë”, njoftoi Trump përmes Twitter. “Ai është Amerikan i madh dhe lider i madh”- shkroi ai.
Kelly gëzon një respekt të madh për presidentin qëkurse drejton Departamentin e Sigurisë Kombëtare (DHS), dhe kanë ndarë mes tyre respekt të thellë për ligjin dhe shtetin.

“John ka bërë gjitashtu një punë spektakolare për Sigurinë Kombëtare”, shkroi Trump në Twitter. “Ai ka qenë një yll i vërtetë i administratës sime”, shkroi Trump.
Veritas.com.al/