Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump po merr pjesë në një takim pranë kryeministres britanike Theresa May për herë të dytë këtë muaj. Sipas raportimeve ai nuk ka në plan që ta takojë zonjën May në këtë forum ekonomik globalist të Davos.

Zonja May ka shpresuar për një takim “në ajër të pastër’ me presidentin Trump në resorin Zviceran,-raporton ‘The Telegraph-  pas dy përplasjeve mbi mesazhet e postuara në Twitter nga Trump ku theksohet  dhuna e ekstremistëve Islamik.

Raportimet e gazetës se burime të qeverisë kanë zbuluar më parë planin për të ‘organizuar një takim’ mes liderëve të SHBA dhe UK, që së bashku po marrin pjesë samit mbi financat dhe tregun.

Shtëpia e Bardhë nuk ishte entuziaste rreth këtij plani, duke pohuar se presidenti Trump nuk ka kohë të mjaftueshme, dhe se Downing Street tanimë ka hequr dorë nga kjo ide.

Me marrëdhëniet që duken të vështira, disa po bëhen më pak të besueshëm  rreth marrëveshjes mes Shteteve të bashkuara dhe Britanisë pas Brexit; megjithatë po insistohet në çështjen e agjendës së ngarkuar të presidentit.

“Është një udhëtim ekstremist i shkurtër”, tha një burim nga administrata e Trump, duke shtuar se “presidenti do të kalojë një kohë shumë të shkurtër’ në event.

Megjithatë, presidenti Trump do të takohet me presidentin francez Emmanuel Macron, i cili e ka pritur presidentin Trump në Paris ku u mirëprit nga masa njerëzore dhe shtruan drekë me zotin Macron dhe të shoqen.

Ndërkohë, presidenti ka anuluar udhëtimin në Londër ku kishte planifikuar të hapte ambasadën e Shteteve të Bashkuara në  Londër në fillim të këtij muaji, pasi kryetari i Bashkisë tha se presidenti Trump nuk është “i mirëpritur”.

Veritas.com.al/