Presidenti Donald Trump ka riafirmuar kërkesën e tij, të premtuar prej kohe për murin në kufirin Jugor të Shteteve të Bashkuara, pas sulmit terrorist që vrau 305 njerëz në Egjipt.
“Me kaq shumë jetë të humbura . Ne duhet të jemi MË TË FORTË DHE MË TË ZGJUAR se kurrë më parë, DHE DO TA BËJMË”, SHKROI Trump në Twitter.
“Duhet muri, duhet kufizimi. Zoti e bekoftë popullin e Egjiptit”, shkruan zoti Trump.
Presidenti njoftoi planin për të folur me presidentin Egjiptian, Abdel Fattah el-Sisi në Twitter.
Sipas ‘New York Times’, sulmi ndodhi në xhaminë ku shumica e viktimave ishin Mysliman Sufi, të cilët konsiderohet heretikë nga Myslimanët ekstremist.
Veritas.com.al/